Tiki mosaic ofron mundësi të barabarta për punësim dhe nuk i diskriminon kandidatët potencialë gjatë aplikimit për punë!

Nëse doni të bëheni kandidat mund të plotësoni aplikacionin për punë, ndërsa do të kontaktohëni nga Shërbimi i Burimeve Njërezore sapo te konsiderohet se ju mund të jeni kandidati i duhur për vendin e caktuar të punës. Tiki Mosaic në vazhdimësi është në kërkim të kandidatëve që janë të talentuar dhe shprehin vullnet për punë. Kandidatët e interesuar që i plotësojnë kushtet e cekura në shpallje mund të aplikojnë direkt duke plotësuar aplikacionin i cili gjendet me poshte, ose duke e shkarkuar aplikacionin si .pdf format dhe duke e derguar ne email me titullin e pozites se hapur ne info@tikimosaic-ks.com

Pozita te hapura

  • Zyrtar/e i/e financave

    Zyrtar/e i/e financave:

      Detyrat dhe përgjegjësitë:

      – Bën kalkulimin e importeve; – Bën kontimin e ekstrakteve bankare, të arkave, të shpenzimeve, të mjeteve themelore; – Bashkëpunon me të punësuarit në kolektiv për gjëra të ndryshme në fushën e financave dhe marrëdhënieve ndër njerëzore; – Ruan sekretet afariste të kompanisë (numri i blerësve, qarkullimi, fitimi, rrogat, mënyrën e organizimit, të dhëna të tjera që lidhen me vendin e punës etj.); – Kryen edhe punë të tjera sipas urdhëresës së drejtorit apo të udhëheqësit të sektorit ndaj të cilëve njëherit është edhe përgjegjës për punën e tij.

       

      Kualifikimet e kërkuara:

      – Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare në fushën relevante (Fakulteti Ekonomik); – Të ketë të perfunduar të paktën nivelin e parë SCAAK ose AFAS; – Të jetë teknik i kontabilitetit; – Të ketë përvojë minimum njëvjeçare në fushën e Financave; – Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze; – Të ketë njohuri të shkëlqyera të pakos së MS Office (veçanërisht Excel); – Të ketë aftësi të menaxhimit të stresit; – Të ketë aftësi të menaxhimit të kohës

       

      Konkursi do të jetë i hapur nga data 03/12/2018 deri me 07/12/2018

      Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin e Kompanisë Tiki Mosaic përmes e-mail adresës elektronike në: info@tikimosaic.com. Aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Kompanisë Tiki Mosaic me adresë Veternik, Magjistralja Prishtinë-Shkup, km. 1 p.n Prishtinë, 10000. Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit

1 Te dhenat personale

2. Pergatitja shkollore, universitare & trajnime

3. Njohja e Gjuheve

4.Shkathtesite Kompjuterike

5.Te dhenat mbi punesim

6.Referencat

7.Ngarko