
more
Katalogu i mozaikut të kristaltë përbëhet prej 10 koleksioneve të mozaikëve, të emërtuar sipas gurëve të çmuar.
Inspirimi për emërtimin e koleksioneve me emra të gurëve të çmuar, vie pasi që vetë mozaiku jep shkëlqimin dhe nuancat e ndryshme të ngjyrës që ka në bazë të thyerjes së ditës dhe reflektimit të saj, njësoj sikurse guri i çmuar. Gurët e çmuar janë kristale që priten, rafinohen dhe çmohen për shkak të vlerave të tyre estetike. Njësoj edhe mozaiqet e kristalta përpunohen duke ua dhënë atyre estetikën dhe hijeshinë, të cilat pastaj i pasurojnë dhe zbukurojnë ambientet e ndryshme. Koleksionet janë të pasura me llojllojshmëri ngjyrash, mjaft të bukura, të destinuara për të gjitha ambientet. Ngjyrat e pasura të gurëve të çmuar i japin ambientit elegancën dhe klasin.
Mozaiku i ricikluar është produkt ‘eco-friendly’ i prodhuar nga xhami 100% i recikluar.
Tiki mosaic ofron një gamë të gjerë të mozaikëve të recikluar me ngjyra të bukura dhe dizajne të përhershme. Dizajni i lartë ofron performancë të lartë. Mozaikët Tiki e bëjnë ambientin më luksoz duke qenë edhe i jetueshëm. Me një llojllojshmëri të ngjyrave të përzgjedhura me kujdes të veçantë. Duke filluar nga ato më të çelëta dhe elegante deri te ato më të guximshme dhe artistike. Llojllojshmëria e ngjyrave i bën ato të përshtatshme për të gjitha ambientet, si për ato klasike e elegante, poashtu edhe ato moderne dhe minimale.